Njerëzit habiten përse fluturimi më i gjatë në botë nuk udhëton në linjë të drejtë (fotot)

10/11/2022 19:41

Një video virale në rrjetin TikTok ka bashkuar shumë përdorues të habitur nga fakti se një prej fluturimeve më të gjata në botë nuk e bën këtë në vijë të drejtë por me një hark të theksuar.

Të udhëtosh për një kohë të gjatë në avion nuk është asnjëherë një eksperiencë zbavitëse pasi shumicën e kohës udhëtarët duhet të kalojnë në zona të ndryshme kohore dhe të ndërrojnë disa herë avion.

Por ka dhe disa fluturime të tilla prej më shumë se 10 000 km, ku udhëtarët, siç thotë raportuesi në fjalë, janë të bllokuar brenda një tubi metali që qëndron në ajër, çka mund të jetë një burim i fortë ankthi.

Dhe aq më keq bëhet situata kur dikush kupton nga hartat dixhitale se në disa prej fluturimeve më të gjata në botë avionët bëjnë ndryshime të pakuptueshme kursi ose harqe të gjera drejt destinacionit të tyre final.

Përdoruesi i TikTok  me emrin Travel With DJ, informonte ndjekësit e tij se kishte kryer fluturimin më të gjatë në botë nga New York City,  drejt Singaporit.

Linjat Singapore Airlines e çuan atë nga aeroporti John F. Kennedy (JFK) në New York deri në Chani Airport në Singapor.

Fluturimi raportohet se kërkoi një kohë totale prej 18 ore e 50 minuta, sipas rrjetit Upgraded Points, kur teorikisht duhet tw kaloje vetëm oqeanin Paqesor.

Por në vend që kjo të bëhej në vijë të drejtë ajrore, video e postuar nga ‘Travel With DJ’ tregonte se pilotët zgjodhën të bënin një hark gjigant në itinerarin e tyre “botëror”.

Një përdorues që ndiqte hartën e fluturimit pyeste: “Përse nuk fluturojnë drejt nga lindja?”

Postimi ka marrë 100,000 pëlqime e komente nga përdoruesit e TikTok, që pyesnin të habitur se përse fluturimi bëhen në mënyrë kaq të papërputhur me hartën.

Njëri shkruante: “Paske bërë një udhëtim rreth botës, si duket piloti paska inat të kalojë mbi Evropë”.

Një tjetër komentonte: “Shumë prej jush nuk e kuptojnë gjeografinë dhe kjo është për të ardhur keq.”

Dhe në fakt duket se ka një shpjegim se përse rruga e fluturimit nuk duket se është një vijë e drejtë ajrore.

Një shpjegim i detajuar por dhe i çuditshëm jepej nga rrjeti ‘One Monroe Aerospace’, që shkruante se pilotët zgjedhin rrugët e harkuara pasi janë “jo vetëm më të sigurta, por dhe më të shpejta, nëse e besoni apo jo”.

“Ekspertët” shtonin se avioni zgjedh të fluturojë mbi tokë në vend të fluturimit mbi oqeanin Paqësor pasi është më e thjeshtë mundësia e një uljeje emergjence.

Monroe Aerospace shtonte se rrugët e harkuara mund të jenë më të shpejta se ato të drejta dhe se kjo ka lidhje me paraqitjen në hartë, sipas tyre: “Harta e sheshtë është ngatërruese pasi toka nuk është e sheshtë dhe rruga e drejtë mund të mos jetë distanca më e shkurtër mes dy destinacioneve”.

FOTO GALERI
1/3
Ne fluturime të tilla prej më shumë se 10 000 km, udhëtarët, siç thotë raportuesi në fjalë, janë të bllokuar brenda një tubi metali që qëndron në ajër, çka mund të jetë një burim i fortë ankthi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA