Ndryshimet në grupin e PD/ Pas Grida Dumës dhe Alfred Rrushajt, gati Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi

10/11/2022 12:26

Kriza e thellë në Partinë Demokratike duket se po lodh deputetët demokratë, të cilët po shohin si varkë shpëtimi dorëheqjet.

Fillimisht Grida Duma e më pas Alfred Rushaj, i cili të mërkurën zyrtarizoi vendimin për të hequr dorë nga mandati i deputetit.

Ish-kryetari i grupit kuvendor demokrat  zgjodhi të dalë nga skena politike në heshtje duke u mjaftuar me shkresën e depozituar në protokollin e Kuvendit, por dorëheqjet e 24 orëve të fundit kanë të përbashkët arsyen: konflikti i tejzgjatur në partinë më e  madhe e opozitës .

Në karriget  bosh të dy ligjvënësve demokrat i takon të ulen kolegët pasues të listës, Petrit Doda dhe  Oriela Nebiaj.

Por,  vala e dorëheqjeve në selinë blu duket se do të vijojë, pasi disa deputet po shohin zgjedhjet vendore si portë daljeje nga konflikti brenda partisë demokratike, ndërsa të tjerë po mendojnë të nisin një karrierë  të re si kryebashkiak, si rasti i deputetit Belind Këlliçi që është përfshirë  në  garën e brendshme për të qenë rivali i Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranes apo Luciano Boçi, i cili është propozuar nga baza për të qene kandidat për betejën e Elbasanit.

Deputetët demokrat që vendosin të marrin pjesë në primaret dhe rezultojnë fitues duhet te heqin dorë nga mandati i ligjvënësit për ëndrrën e pushtetarit vendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA