Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë.

Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj.  E prej momentit që është bërë nënë, bukuroshja nuk i kursen postimet me djalit e saj, Nolan Sol, duke na treguar momente të bukura dhe të veçanta të tyre.

Ashtu siç ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku moderatorja ka postuar disa foto në Instagramin e saj, teksa Vlashenti ushqen djalin e tyre me biberon dhe Dojna nuk ka nguruar edhe të shpreh një urim për djalin e saj për shkak të emocioneve që i kanë përcjell këto foto:

Zemra ime kur të rritesh uroj të bëhesh një baba si babai yt. Ai ka qënë gjithmonë aty që nga dita e parë për të të vendosur në gjirin tim dhe është aty çdo natë krah mamit tënd.
Ndaj kur ai të ushqen me po të njëjtën dashuri, mua më mbushet zemra plot.

Që prej periudhës së shtatzanisë dhe sidomos tani pas lindjes së djalit të saj, jeta e Dojnës ka ndryshuar shumë. Tashmë moderatorja i përkushton shumë nga koha e saj djalit dhe dihet se sa përkushtim dhe mund i duhet një nëne për të rritur fëmijën e saj.

E për këtë Dojna ka postuar një shkrim në Instagram në kontekstin e shakasë se herën tjetër që do të jetë shtatzanë ka vendosur të jetë babai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA