Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë në fshatin Drenovicë, të njësisë administrative Kutalli në Berat.
Shkon në 105 numri i të ndaluarve, ku 95 janë gra nga Kamza, Shkodra e qytete të tjera nga veriu që ishin marrë për të pastruar lëndën narkotike.
Në këtë operacion morën pjesë 6 grupe FNSH dhe 1 grup RENEA.
Gratë janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike, ndërsa operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, pas informacionit se në njësinë administrative Kutalli të Beratit ishte kultivuar drogë.
Për shkak të numrit të lartë të të ndaluarve, policia ka përdorur një autobus për transportimin e tyre drejt Drejtorisë së Beratit. Ndërkohë, po punohet për identifikimin e pronarëve të fermës së kanabisit.
Top Channel