Djathi më i kushtueshëm në botë bëhet nga gomaricat e Ballkanit (fotot)

10/11/2022 18:26

Djathi më i kushtueshëm në botë raportohet se vjen nga gomaricat e Ballkanit, teksa gjysmë kg djathë i varietesë ‘pule’ është regjistruar me çmimin $1,700 disa vjet më parë.

Në fakt djathi nuk zotëron cilësi të pazakonta; Ai është i bardhë dhe ka një përbërie në formë thërmijash, i ngjashëm me djathin spanjoll të deleve ‘manchego’.

Atij nuk i shtohen përbërës të shtrenjtë dhe gomerët të cilët milen nuk janë të egër.

Gomaricat janë në fakt të zbutura dhe jetojnë në fermën e tyre, më të njohura nga të cilat janë ato të rezervatit natyror serb Zasavica.

Por qumështi i gomarit është i rrallë dhe i vështirë për t’u prodhuar. Një gomaricë prodhon vetëm 1.5–2 litra qumësht në ditë, kurse një lopë mund të prodhojë deri në 60 litra.

Qumështi i gomaricës përmban më pak përmbajtje sesa qumështi i lopës, që do të thotë se më shumë qumesht nevojitet për të prodhuar sasinë ekuivalente të djathit.

Kostoja e punës së djathit ‘pule; gjithashtu influencon çmimin pasi qumështi duhet të milet me dorë sepse nuk ka ende makineri për të këtë industri të vogël të specializuar.

Përbëria e tij ushqyese është në fakt e ngjashme me qumështin e nënës njerëzore.

FOTO GALERI
1/3
Gjysmë kg djathë i varietesë ‘pule’ është regjistruar me çmimin $1,700 disa vjet me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA