Britania zbulon shumën e aseteve të ngrira të Rusisë pas sanksioneve (fotot)

10/11/2022 16:25

Londra thotë se rreth 20 miliardë dollarë në asete ruse janë ngrirë në Britani që prej vendosjes së sanksioneve.

Qeveria britanike tha sot se shuma e aseteve të ngrira me prejardhje ruse (kompani e biznese) që prej nisjes së konfliktit, arrin në 18 miliardë paundë ($20.6 miliardë), sipas një raporti të Zyrës së Zbatimit të Sanksioneve Financiare të publikuar sot .

Shifra i kalon të gjitha sanksionet e tjera duke e bërë Rusinë vendin më të sanksionuar në Britani, njoftonin autoritetet.

Deri tani të sanksionuarit ishin rreth 1,200 individë, rusë, 120 kompani dhe 19 banka, të cilave u ishin ngrirë asetet, ndaluar e drejta e udhëtimit dhe vendosur sanksione në transport.

Raporti i sotëm tregon asetet e ngrira që financojnë makinerinë e luftës së Moskës, me qëllim presionin ndaj qeverisë deri në fitoren e Ukrainës”, tha përfaqësuesja Anne-Marie Trevelyan.

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur “operacioni special ushtarak” më 24 shkurt pas kërkesës për ndihmë të popullatës ruse në republikat e Donbass. Pas kësaj shumë vende perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, që sipas Moskës deri tani llogariten në $300 miliardë.

Kievi bën thirrje vazhdimisht për konfiskime të pronave ruse për “rindërtimin e Ukrainës”, por Rusia i quan masat “vjedhje”.

FOTO GALERI
1/3
Qeveria britanike tha sot se shuma e aseteve të ngrira me prejardhje ruse (kompani e biznese) që prej nisjes së konfliktit, arrin në 18 miliardë paundë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA