Balla nga Librazhdi: Berisha sulmon njëlloj edhe luftën partizane edhe luftën e UÇK

10/11/2022 18:46

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar sot Ditën e Çlirimit të Librazhdit.

I pranishëm në festimet e kësaj dite Balla është shprehur se ata që kanë sulmuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare për 30 vite me radhë, sot janë në listën e atyre që sulmojnë dhe tentojnë të bëjnë pis luftën çlirimtare të UÇK.

“Ndërsa sot kujtojmë Ditën e Çlirimit të Librazhdit, po përballemi me luftën e Vladimir Putinit kundër Ukrahinës, Europës dhe Demokracisë. Pikërisht prandaj, sot më shumë se kurrë kërkohet të jemi të bashkuar, për të marrë vendimet e duhura për të mbrojtur Shqiperinë dhe shqiptarët. Njësoj siç bëmë me termetin dhe pandeminë. Por, fatkeqësisht, e djathta/opozita e rublave me nongratat e veta, është duke bërë çdo gjë për të përçarë shqiptarët, pikërisht tani kur kërkohet bashkim dhe shumë punë e përbashkët.
Ne e dime se inflacioni i luftes se Putinit prek cdo familje shqiptare, si kudo ne Europë. Ne jemi duke bërë me te miren e mundshme, ne kushtet kur askush nuk e di se sa gjatë kjo luftë do të vazhdojë. Duhet të jemi të përgatitur jo vetem për të tashmen, por për të ardhmen.

Ndërsa sot kujtojmë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duhet të themi se gjatë 30 viteve të fundit ka patur përpjekje për të hedhur baltë mbi këtë epope historike të kombit tonë.

Nuk është e rastësishme sot që ata që kanë sulmuar LANÇ për 30 vite me radhë, sot janë në listën e atyre që sulmojnë dhe tentojnë të bëjnë pis luftën çlirimtare të UÇK.

Nuk është e rastësishme që tradhëtari epik i Shqipërisë Sali Berisha, shan dhe hedh baltë njëlloj edhe ndaj LANÇ dhe ndaj UÇK.

SHQIPËRIA nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport famëkeq, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini dhe rublat ruse”, është shprehur Balla.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel