Vrasja brutale e 20-vjeçarit të famshëm në TikTok trondit Marokun, arrestohet 17-vjeçarja (fotot)

09/11/2022 18:33

Vrasja e dhunshme e një të riu të famshëm në rrjetet sociale në Marok, ka tronditur vendin afrikano-verior, teksa autoritetet janë ende në kërkim të vrasësit.

Të shtunën Anouar Othmani, një 20-vjeçar student për shkenca në Universitetin e Tangier dhe mjaft i njohur në rrjetin ‘Moroccotok’, u gjet i vrarë në apartamentin e tij në qytetin verior të Tangier. Nëna e tij raportohet se gjeti trupin pasi i biri nuk ishte përgjigjur telefonatave.

Krijuesi i ri i përmbajtjeve në mediat sociale njihej për videot e tij të kërcimeve dhe lojrave në platformën sociale TikTok.

Por ndjekësit e tij ishin shokuar kur para njoftimit të vdekjes, nisën të fshiheshin të gjitha fotot e videot e tij nga rrjeti.

Dje autoritetet marokene kanë arrestuar një vajzë 17-vjeçare në Tangier e akuzuar si e përfshirë në vrasjen e studentit 20-vjeçar.


Policia ka arrestuar gjithashtu një anëtar të familjes së të dyshuarës si e përfshirë në krim.

I dyshuari i dytë besohet se ka shkatërruar armën e krimit dhe nuk e ka raportuar atë.

Në një deklaratë të policisë thuhej se hetimet në vijim do të përcaktojnë rrethanat dhe motivet për vrasjen e rëndë.

Vrasja e Anouar ka tronditur shumë marokenë, të cilët kanë shprehur në rrjetet sociale simpatinë e tyre dhe solidaritetin me anëtarët e familjes.

FOTO GALERI
1/3
Krijuesi i ri i përmbajtjeve në mediat sociale njihej për videot e tij të kërcimeve dhe lojrave në platformën sociale TikTok.

Top Channel