Ushtarët rusë që kundërshtojnë të luftojnë në Ukrainë, mbahen në “kampin e ndëshkimit”.
Një video që qarkullon në rrjetet sociale, shfaq imazhe të kushteve mizore ku ata jetojnë.
Shumë prej tyre kanë përfunduar në qelitë e këtij kampi në rajonin e Donetskut, ku po vdesin urie dhe po kërcënohen me ekzekutim masiv nga ekipi i specializuar për ekzekutim,.
Media e pavarur ruse The Insider, ka arritur të intervistojë 21 prej ushtarëve që po mbahen në këtë kamp në Donetsk, që Putin së fundmi e aneksoi.
Shumica prej tyre në deklaratat e shkruara kanë theksuar se kanë refuzuar të luftojnë, pasi lufta e Putinit po bëhet kundër dëshirës së tyre.
Gratë dhe nënat e tyre thonë se ata po cilësohen si “tradhtarë”, dhe po përballen me presion që të tërheqin deklaratat e tyre.
Top Channel