Fshatrat pranë kufitarë në Dropull sot banohen vetëm nga të moshuar.
Jeta sociale në këtë zona morri fund me emigrimin drejt Greqisë të banorëve tri dekada më parë, një realitet që tkurri ritmin e jetës për këto zona e për pasojë u braktis toka, pronat, u mbyllën shkollat dhe u bënë të vështira për tu arritur të gjitha shërbimet. Transporti publik nuk ekziston prej vitesh ashtu si edhe qendrat shëndetësore. Nevojat e emergjencës shëndetësore për banorët përmbushen nga infermierë shëtitës.
Në Peshkëpi fshatin që gjendet vetëm 1 km larg kufirit ndodh që për orë të tëra të mos shohësh askënd në rrugë. Banorët kanë rutinën e tyre fikse. Aktiviteti në fshat kufizohet për shkak të pamundësisë fizike në sistemimin e oborreve e kopshteve përreth shtëpive, vizitat tek njëri-tjetri dhe telefonatat me fëmijët e nipërit emigrantë.
Sot në këtë zonë ka fshatra që rrezikojnë ekzistencën si Radati pak kilometra më tej ku në dimër nuk mbeten më shumë se 5-6 të moshuar.
Hapësirat për të investuar në këtë zonë lidhen kryesisht me bujqësinë, vreshtat dhe pemëtarinë ndërsa turizmi ka potencial të jashtëzakonshëm megjithatë në të gjithë këtë zonë ende nuk ka asnjë njësi akomoduese dhe asnjë shërbim turistik.
Me një shpërngulje të popullsisë dhe braktisje të zonës në masën 80% të moshuarit e paktë të fshatrave të veçuar të Dropullit shpresojnë që një ditë këto potenciale të shihen si arsye për tu kthyer në vendlindje nga të më rinjtë.
Top Channel