Ushtria ruse u tërhoq me turp këtë të mërkurë nga qyteti i Khersonit, fitorja me e rëndësishme dhe domethënëse për Ukrainën në këto 9 muaj luftë.

Çlirimi i qytetit kyç të Kherson nga pushtuesit, një nga objektivat kryesore të ofensivës jugore të Kievit, shihet gjerësisht si një goditje e rëndësishme  edhe për vetë  presidentin rus, Vladimir Putin, vetëm disa javë pas një ceremonie NË Moskë, në të cilën ai shpalli aneksimin e 4 rajoneve, përfshirë Kherosn.

Qyteti ishte nën kontrollin rus qëkur nisi pushtimi Ukrainës në fund të shkurtit. Komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, tha se nuk ishte më e mundur të vazhdohej furnizimi i qytetit, duke sinjalizuar kështu një goditje të rëndësishme teksa Rusia përballet me një kundërsulm të gjerë ukrainas. Njoftimi erdhi menjëherë pasi mediat ruse thanë se nënkryetari i Khersonit, Kirill Stremousov, ishte vrarë në një aksident automobilistik.

Në muajt e fundit, Ukraina përdori raketat HIMARS të furnizuara nga SHBA për të goditur në mënyrë të përsëritur një urë kyçe në Dnieper në Kherson dhe një digë të madhe në rrjedhën e sipërme që përdoret gjithashtu si pikë kalimi për të zmprapsur pushtuesit.

Shefi i NATO-s nga ana tjetër Jens Stoltenberg tha se Vladimir Putin bëri “disa gabime të mëdha” kur pushtoi, duke përfshirë nënvlerësimin e aftësisë së NATO-s për të mbështetur Ukrainën .

“Putin nenvlerësoi ukrainasit – guximin e tyre për të luftuar dhe mbrojtur vendin e tyre. “Gabimi tjetër që ai bëri ishte nënvlerësimi i aleatëve, partnerëve të NATO-s,., tha ai

Stoltenberg shtoi se aleanca është e gatshme të ofrojë mbështetje për aq kohë sa të duhet për Ukrainë.


 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA