Mbreti Charls dhe Mbretëresha Camilla u qëlluan me vezë nga një protestues gjatë një shëtitjeje në York. Çifti mbretëror po priteshin në York nga drejtuesit e qytetit, kur një burr hodhi tre vezë drejt tyre, të cilat shkuan huq dhe arritën të shmangeshin.
“Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve” bërtiti protestuesi, teksa policia po e ndalote.
Njerëz të tjerë në turmë filluan t’i thërrisnin ‘Zot ruaj Mbretin’ ndërsa iu drejtuan protestuesit me ‘turp për ty’.
Ndërsa policia po ndalonte burrin, Charles vazhdoi me një ceremoni tradicionale që e sheh sovranin të mirëpritur zyrtarisht në qytetin e York-ut nga Lord Mayor.
Mbreti më pas u shfaq i pashqetësuar teksa bënte një shëtitje dhe përshëndeti disa nga turmat.
Charles dhe Camilla po vizitonin York për të marrë pjesë në zbulimin e një statuje të Mbretëreshës Elizabeth II, e para që u vendos që nga vdekja e saj.
Top Channel