Mediat britanike publikonin sot fotot e një pronari të kurseve të parashutizmit të akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij Clair Armstrong, që ishte dhe instruktore fluturimi ne shkollen e tij.
Piloti profesionist Ashley ‘Ash’ Kemp, 54 vjeç, i cili më parë drejtonte shkollën e kurseve të parashutizmit Hibaldstow Skydiving, doli sot në gjykatën e Grimsby i akuzuar për vrasjen e gruas 50-vjecare në shtëpinë e saj.
Clair u gjet e vdekur në shtëpinë e saj kur policia u thirr pas shqetësimeve për sigurinë e saj në orët e para të së dielës.
Clair e Kemp punonin të dy në shkollën e parashutizmit Hibaldstow Skydiving, ku burri ishte drejtues.
Clair ishte instruktore e lëshimeve në formacion, në të cilat shumë parashutistë kapen me njëri-tjetrin nga gjymtyrët për të krijuar një numër formash në ajër. Ajo zotëronte gjithashtu një numër parukerish ne lokalitet.
Lajmi i vdekjes së saj shkaktoi tronditje në komunitetin e ngushtë, ku hetuesit po merrnin dëshmi derë më derë.
Një nga fqinjët që e njihte Clair tha: “Ishte një person i sjellshëm e miqësor. Përshendeteshim shpesh kur nxirrnim qentë për ajrosje. Nuk e besoj dot atë që i ka ndodhur “.
Në mesazhin për publikun kreu i policisë lokale Simon Vickers tha: “Ne e kuptojmë se një incident tragjik si ky ka shokuar komunitetin, por dua të siguroj njerëzit se është një incident i izoluar mes njerëzve që e njihnin njëri-tjetrin dhe nuk ka rrezik për anëtarët e publikut”.
Policia po bën thirrje për informacione teksa hetimet vijojnë.
Top Channel