Një aristokrat miliarder ka ngritur padi ndaj një gruaje për ta dëbuar nga prona e tij 15 milionë paundëshe në periferi të Londrës.
Ish-ambasadori britanik David Gladstone, 87 vjeç, ishte larguar nga vila e tij gjigante Wotton House, sipas tij për t’i izoluar diku tjetër gjatë periudhë së sëmundjes, duke lënë aty mikeshën e tij Leigh White.
Por ish përfaqësuesi britanik në Sri Lanka, tani thotë se kërkon dëshpërimisht të kalojë vitet e fundit të jetës në pronën e famshme rurale, e cila përfshin dy liqene, kopshte të mëdha dhe fqinjë të aristokracisë politike të vendit.
Ish-kryeministri Tony Blair dhe gruaja Cherie Blair kanë blerë një prej pronave të fermës gjigante në vitin 2008.
Zonjusha White, 55 vjeçare, është një mike familjarë që u vendos aty pasi zoti Gladstone pësoi tronditjen nga vdekja e të birit në vitin 2017.
Por ajo tashmë insiston se ka të drejtë të qëndrojë aty “si pasuese ose trashëgimtare” dhe ka ngritur kundër-padi për llogari të saj.
Në gjykatën e lartë është thënë se prona Wotton është blerë nga familja e gruas së parë të Gladstone, April, në vitet 1950-të.
Ai e trashëgoi atë pas vdekjes së bashkëshortes në 2014.
Avokatja e White, thotë se zoti Gladstone i kishte kërkuar gruas në vitin 2007 që të merrte pronën Wotton kur ai ose April të ndërronin jetë.
Avokatja Reed KC shton se kjo e bëri White të besonte se po e trashëgonte vilën, madje ky “premtim” ishte përsëritur gjatë një darke në Islington, Londër në 2011.
Reed KC shton se këto plane ndryshuan vetëm kur burri u martua me gruan e tij të re Mary dhe i kërkoi White të dilte nga shtëpia.
Ajo shtonte se “prej moshës së vjetër”, Gladstone duket se kishte harruar premtimin.
Gladstone, i cili është pasardhës i ish-kryeministrit britanik të dy shekujve më parë William Gladstone, po padit gjithashtu për kthimin e rreth 800,000 në bono të transferuar për White.
Vendimi i gjyqit do të jepet në një datë të mëvonshme.
Top Channel