Ky tipar vërtetohet nga komenti i Zuckenberg në fillim të vitit se “ishte faji i konkurrentëve rënien e vlerës së Facebook

Kriza ekonomike duket se ka prekur edhe CEO-n e Facebook, Mark Zuckenberg.

Kjo pasi kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, njoftoi se do të largojë nga puna 11.000 njerëz, ose rreth 13 për qind të fuqisë së saj punëtore, pasi po përballet probleme dhe pasiguri në të ardhurat vjetore, si dhe probleme tjera të industrisë së teknologjisë.

Shkurtimet e vendeve të punës vijnë vetëm një javë pas shkarkimit të pothuajse gjysmës së punëtorëve në kompaninë Twitter, tashmë në pronësi të miliarderit, Elon Musk.

Zuckerberg tha se ai kishte marrë vendim për të punësuar shumë njerëz gjatë periudhës së mbylljes, por “Fatkeqësisht, nuk shkoi ashtu siç prisja”, tha ai.

Meta, njësoj sikurse edhe kompanitë e tjera të mediave sociale, patën rritje të të ardhurave gjatë periudhës së mbylljes nga pandemia, pasi shumë njerëz blinin nga shtëpia. Por, kur nisi hapja dhe njerëzit filluan të dilnin, këto të ardhura u zvogëluan.

Vlera e aksioneve të kompanisë ka rënë në më shumë se 71 për qind që nga fillimi i vitit, dhe tani këto aksione tregtohen në nivelet e vitit 2015.

Rënia ekonomike dhe një perspektivë e zymtë për reklamat në internet, deri tani burimi më i madh i të ardhurave të Metës – kanë kontribuar gjithashtu në problemet kompanisë. Këtë verë, Meta shënoi rënien e parë të të ardhurave, e ndjekur nga një tjetër rënie më e madhe në vjeshtë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA