E ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ka qenë edhe moderatorja Elona Duro, e cila ka treguar mbi përvojën e saj në DWTS.

Ajo tha se përtej eksperiencës së paharrueshme në DWTS, ajo ka fituar edhe një formë të mirë trupore, të cilën ka dëshirë dhe besim se do ta mbajë edhe në vazhdim.

“Kritikat i kam pasur, por të vështirë e kam pasur. Tani që kam edhe këtë rënien në peshë tani ndihem më e sigurt që të rri drejt. Kjo është një nga gjërat më të mira që fitova në këtë show kaq fantastik. Ta mbaj këtë trup është pjesa më e vështirë por do mundohem, kam krijuar lidhje me balerinët profesionistë dhe 1,2 apo 3 herë në javë do ja zë derën ndonjërit për palestër. Më erdhi vetëvetiu se je gjatë gjithë kohës e përqendruar dhe je gjatë gjithë kohës duke u djersitur, ndërroja 7-8 bluza gjatë provave.”- tha Elona Duro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA