Tregu i aseteve dixhitale është tronditur nga kolapsi i mundshëm i një prej kompanve të këmbimit më të mëdha të kriptomonedhave në botë, FTX.
Të martën, FTX arriti një marrëveshje me rivalin më të madh Binance pasi një rritje e tërheqjeve të kriptomonedhave shkaktoi një krizë të konsiderueshme likuiditeti.
Lajmi shkaktoi valë tronditëse në tregun e aseteve dixhitale, me kriptovalutat që ranë ndjeshëm. Shqetësimet për shërbimet financiare të FTX thuhet se shkaktuan 6 miliardë dollarë tërheqje në vetëm tre ditë.
Themeluesi i FTX, Sam Bankman-Fried dhe shefi ekzekutiv i Binance, Changpeng “CZ” Zhao janë dy nga njerëzit më të fuqishëm në tregun e kriptomonedhave.
“Këtë pasdite, FTX kërkoi ndihmën tonë. Ka një krizë të konsiderueshme likuiditeti”, postoi në Twitter Zhao.
Binance tha se kishte nënshkruar një letër për të blerë firmën, por kishte diskrecionin për t’u tërhequr nga marrëveshja në çdo kohë.
Bitcoin ra me më shumë se 10% për të arritur nivelin më të ulët që nga nëntori 2020.
Top Channel