Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka shitur 19.5 milionë aksione të tjera të markës prodhuese të makinave elektrike, me vlerë 3.95 miliardë dollarë.
Arsyeja e shitjeve të aksioneve ende nuk është bërë e ditur. Çmimi i aksioneve të Tesla ka rënë me më shumë se 50% që nga fillimi i këtij viti.
Kjo vjen dy javë pasi njeriu më i pasur në botë bleu Twitter, me vlerën prej 44 miliardë dollarësh.
Tesla po tërheq nga tregu më shumë se 40,000 automjete të saj në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me drejtimin e tyre.
Shitja e fundit e sjell vlerën totale të aksioneve të Tesla-s të shitura nga Musk në pothuajse 20 miliardë dollarë që kur ai njoftoi në fillim të këtij viti se kishte blerë një aksion në Twitter.
Ai shiti 8.5 miliardë dollarë aksione Tesla në prill të këtij viti dhe rreth 7 miliardë dollarë të tjera në gusht.
Top Channel