Një automjet tip “Benz” në pronësi të 41-vjeçarit Nard Ndreu është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit në lagjen e “Spitalit”.

Ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, apo për  shkak të një defekti teknik.

Zjarrfikësit bërën të mundur shuarjen e flakëve dhe mjeti u dogj vetëm në pjesën e përparme.

Nga flakët u dëmtua edhe pjesa e parë e një mjeti që ishte parkuar aty pranë.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA