Edhe pse ndërkombëtarët vazhdon t’i sugurojë në deklaratat e tij për angazhimin e Beogradit në procesin e dialogut dhe ruajtjes së paqes e stabilitetit në rajon, presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk u mjaftua me fjalë të ngrohta për policët e pezulluar nga radhët e Policisë së Kosovës, Nenad Gjuric dhe Aleksandar Filipovic, por i ka dekoruar ata zyrtarisht.
Gjuric dhe Filipovic refuzuan hapur të zbatonin vendimin e qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës, RKS. Gjuricit iu dha “Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri të Klasit të Parë”, ndërsa Filipovicit iu nda medalja e artë për guxim “Milosh Obiliq”.
“Juve ju bindët vendit tuaj, edhe kur nuk jeni pajtuar me vendimet e tij, keni bërë atë që ju ka treguar zemra dhe jeni sjellë me nder, kur ju penguan të kryeni detyrën. Faleminderit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit gjatë gjithë këtyre viteve, për sfidën, për besimin, për shpresën dhe dashurinë që keni treguar ndaj popullit serb dhe shtetit të Serbisë, ndaj Kosovës dhe Metohisë”, tha Vucic në ceremoni.
Gjuric u pezullua nga Policia e Kosovës pasi nuk pranoi të zbatonte fazën e parë të vendit të targave, që ka të bëjë me qortimin e drejtuesve të mjeteve, që vazhdojnë të qarkullojnë me targa serbe. Në shenjë protesta ndaj largimit të tij, edhe zyrtarë të tjerë serbë dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. I pyetur nga gazetarët se cila është e ardhmja e personave të larguar nga institucionet e Kosovës, Vuçiç tha se ata do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë.
“Askush nga ata 3.500 njerëz nuk do të mbetet në rrugë. Ne do të kujdesemi për të gjithë ata”, u shpreh kreu i shtetit serb.
Top Channel