Sydney ka parë rreth 170 ditë me shi deri më tani në 2022, që do të thotë ka pasur më shumë ditë me shi sesa ato të thata. Sydney theu rekordin e tij vjetor të reshjeve muajin e kaluar.
Më shumë se 2.3 metra shi ka rënë në qytet, tre herë më shumë se mesatarja vjetore në Londër.
Një meteorolog në Korporatën Australiane të Transmetimeve tha: ” Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë.”
Ka qenë një histori e ngjashme në pjesën tjetër të shteteve lindore të Australisë. Përmbytjet e përsëritura dhe të përhapura kanë lënë mijëra shtëpi të pabanueshme dhe kanë vrarë më shumë se 30 njerëz këtë vit. Vetëm javën e kaluar, dy persona vdiqën ndërsa qytetet në Uellsin e Ri Jugor qëndruan nën ujë.
Byroja e Meteorologjisë thotë se moti po nxitet nga disa fenomene, duke përfshirë modelin ‘La Nina’ i cili, në Australi, rrit gjasat e shiut dhe cikloneve.
Ajo ka paralajmëruar se janë disa muaj të tjerë të rrezikshëm. Çdo rrebesh mund të shkaktojë përmbytje më të përhapura në Australinë lindore dhe veriore.
Top Channel