Buxheti 2023/ Berisha: Kjo është vjedhja më e madhe që një qeveri i ka bërë ndonjëherë shqiptarëve

09/11/2022 17:30

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, teksa po diskutohet rreth buxhetit të vitit 2023, ka akuzuar qeverinë Rama, për të cilën tha se kanë projektuar vjedhjen më të madhe që i është bërë ndonjëherë shqiptarëve në të gjithë historinë.

Berisha ka denoncuar qeverinë se i ka premtuar Italisë për të votuar për ekspozitën botërore të 2030, të cilës sipas tij i ka marrë rryshfet, gjë për të cilën Berisha tha se bazohet në burime të sigurta.

“Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe që një qeveri i ka bërë ndonjëherë shqiptarëve në historinë e tyre. Për të dokumentuar këto ju bëj me dije qe gjatë viteve 2005-2013 rritja ishte 530 miliardë klekë kundrejt vetëm 400 miliardë që rritja e 9 viteve të vjedhjeve të mëdha. Borxhi publik që kulmon me vjedhjen më të madhe historike u rrit me 500 mld lekë, në vitet 2005-2013 u rrit me 360 mld lekë. Pra rritja ishte 140 mld lekë më e madhe. Nuk është vetëm kaq sepse ju rritet taksat, rritja e taksave në këto vite shkon mesatarisht 500 mln euro në vit, në total shkon 4.5 mld euro. Ku shkuan këto para, në qoftë se me 500 mln taksa në vit më pak, me një borxh me tetë vite vetëm 320 mld kundër 520 mld që morët ju, u ndërtuar rrugë, shkolla e objekte arsimore, vepra të përpunimit të ujërave të zeza, Shqipëria digjitale, me dhjetëra rrjete kanalizime ujësjellësash, u dyfishuan rrogat e pensionet, ndihmat ekonomike por çfarë u bë, ku shkuan miliardat tuaja a mund të thoni, ku avulluan ato, rrogat as pensionet nuk u rriten, shqiptarët janë me rrogë më të ulët ën Ballkan, asnjë punë tuajën nuk i tregoni dot shqiptarëve në nëntë vite. Të gjitha janë vazhdimet e punëve në ndërtim e sipër. Ndërtuat 7 kilometra rrugë e vodhët me thes, nuk mohoj se përfundoi rruga Kardhiq-Delvinë por si u ndërtuan, me 700 mijë euro kilometri. Tani pas 10 vitesh shtoni dhe 16mln të tjera për ti vjedhur se nuk jeni ngopur. “2.2 mln euro kilometri i rrugës, 24 mln euro kilometrin, vidhni siç nuk vjedh kush. E morët vesh se ku shkon ai, në tropikal se do të merret ne zgjedhjen e ekipit kombëtar ditën e buxhetit, ai ka probleme të mëdha me këto vjedhje, sa herë përmendet paraja atij i dalin vjedhjet. Ky është buxhet katastrofë, si arrini në këtë shkallë, ça u bëtë bizneseve, u morët 500 mln euro më shumë. I falimentuat njëra pas tjetrës, çfarë u bëtë shqiptarëve në pandemi, çfarë ndihme u dhatë, mijëra shqiptarëve që u kuruan në shtëpitë e tyre se nuk I shtronit në spitale, mesatarja 1 mijë dollarë për të sëmurë, çfarë ndihme u dhatë bizneseve, për covid, për naftën, 0, u ofroni taksën 17%, të gjithë do të jenë në datën 12 t’u bëjnë gjyqin në Tiranë, boll është boll nuk shkohet më kështu. Ja e ulin kokën, mendojnë se nuk i shohin, ansambli I vjedhjes është ky se këta vjedhin në zinxhir. Na thoni pak për rrugën Qafë Plloçë-Qukës se s’ju del, se vidhni vetëm vidhni, një akt të turpshëm. I kanë premtuar Italisë se do të votojnë për ekspozitën botërore, ça fytyre, a veprohet në këtë mënyrë? Histori turpi! Ia keni dhënë me shkrim një vendi që ju ka dhënë miliarda, kënaquni me ryshfetin, ju turpëroni këtë vend, ndaj ikin shqiptarët se e keni bërë Shqipërinë një vend të pavlerë, kurse në vete jetoni në luksin më të madh, udhëton ai me luksin më të madh, data 12 po afron, po vazhduat kështu protesta tjetër do të jetë para kuvendit, çfarë buxheti është ky, nuk rri këtu, ikën se i numërohen vjedhjet, edhe ju jeni bashkë vjedhës, nëse se denonconi”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA