Një tjetër deputet i opozitës në parlament, ka hequr dorë zyrtarisht nga mandati.
Mëngjesin e sotëm, pak para nisjes së seancës plenare, Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit, duke e dorëzuar shkresën e dorëheqjes në Kuvend.
Sakaq sipas listës, pritet që karrigen e lënë bosh nga Rushaj në Kuvend ta zërë Petrit Doda.
Alfred Rushaj ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.
Nga viti 1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh), ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH , Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore.
Ai gjithashtu ka qenë pedagog i Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë nga viti 1999 deri në vitin 2004.
Top Channel