Komisioni Evropian ka propozuar një paketë të re të ndihmës makroekonomike për Ukrainën me vlerë 18 miliardë euro kredi të buta për vitin e ardhshëm, 2023.

Komisioni duhet t’i sigurojë këto fonde duke marrë hua në tregjet financiare.

Ndihma do të jetë në formën e kredive shumë të favorshme, Komisioni do të subvencionojë interesin, afati i maturimit është deri në 35 vjet, dhe principali do të shlyhej vetëm pas vitit 2033.

Komisioni do t’i paguajë Ukrainës 1.5 miliardë euro çdo muaj vitin e ardhshëm. Në këmbim, Ukraina duhet të marrë përsipër të respektojë sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike.

Këto shuma duhet të mbulojnë një pjesë të mirë të nevojave financiare afatshkurtra të Ukrainës, të cilat autoritetet atje dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i vlerësojnë nga 3 deri në 4 miliardë euro në muaj.

Komisioni deri më tani ka paguar 4.2 miliardë euro ndihmë makroekonomike për Ukrainën dhe deri në fund të këtij muaji do të paguajë 2.5 miliardë euro të tjera.

Falë ndihmës së propozuar prej 18 miliardë eurosh, e cila ende duhet të mbështetet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, Ukraina do të jetë në gjendje të paguajë pagat dhe pensionet, të sigurojë funksionimin e shërbimeve bazë publike, shkollat, spitalet dhe strehimin për personat e zhvendosur.

Ai gjithashtu do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, në rivendosjen e infrastrukturës kritike që u shkatërrua nga agresioni rus, si infrastruktura energjetike, furnizimi me ujë, rrjetet e transportit, sipas Komisionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA