Inside Story risjell në fokus një prej ngjarjeve më të mistershme në 3 dekadat e fundit, që lidhet me zhdukjen e biznesmenit të fuqishëm të kromit Eduard Belegu.

Këshilltari i ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti humbi gjurmët në mars të vitit 2010 dhe sot 13 vite më pas ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Belegu mbahet mend si aktivist dhe ish kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në puntatën e kësaj të marte, Inside Story zbulon dosjen e plotë hetimore me pistat dhe të dyshuarit për zhdukjen e Belegut.

Një ngjarje e ndodhur në kontekstin e përplasjeve politike, mosmarrëveshjeve në biznes dhe konflikteve për borxhet…

Një dokumentar që zbulon aferat me koncesionet e kromit dhe përplasjet për interesa korruptive.

“Inside Story, sonte në orën 21:00 në Top Channel!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA