Vdes bankieri britanik 91 vjeçar Evelyn de Rothschild, këshilltar i dekoruar i mbretëreshës angleze (fotot)

08/11/2022 16:05

Financieri britanik Sir Evelyn de Rothschild ka vdekur në moshën 91 vjeçare, njoftonte sot familja e tij.

Bankieri Evelyn ka qenë këshilltar financiar i mbretëreshës së Anglisë dhe rrjedhimisht është dekoruar prej saj me titullin e kalorësisë “Sir”. Ai ishte bir i Anthony de Rothschild e Yvonne Cahen d’Anvers të dy nga familja e vjetër e bankierëve Bischoffsheim.

Financieri kishte lindur në Londër në 1931 dhe iu dedikua bankës së familjes që kur u tërhoq babai i tij në 1961.

Sir Evelyn ka drejtuar bankën angleze NM Rothschild and Sons nga viti 1976 deri në 2003.

Ai ka qenë gjithashtu drejtor i gazetës ‘The Economist’ nga viti 1972 deri në 1989.

Sir Evelyn u dekorua nga mbretëresha angleze për shërbimet në bankë e financa në vitin 1989.

Ai ishte nje rrites i njohur kuajsh dhe ka fituar disa kompeticione ne Britani.

Ai lë pas gruan Lynn tre fëmijë Jessica, Anthony, e David, dhe dy thjeshtër, Benjamin Forester Stein e John Forester Stein.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA