Pas Elbasanit, Policia dhe SPAK kontrolle në një call-center në Vlorë, mbi 15 të shoqëruar
08/11/2022 14:46
Policia e Vlorës me urdhër të SPAK ka kryer kontrolle në një call-center në lagjen “Pavarësia”, pasi biznesi dyshohet për mashtrim.
Mësohet se deri më tani janë mbi 15 persona të shoqëruar në polici, kryesisht vajza.
Ende nuk dihet detajet e mashtrimit të pretenduar por pritet që të shoqëruarit të merren në pyetje.
Policia Spanjolle vazhdon ende të jetë në call-center ku po kryejnë ekspertizën e kompjuterave që janë gjetur.
Policia e Spanjës ditën e sotme ka marr leje në SPAK për realizimin e këtij operacionin, ndërsa një i tillë u zhvillua paraditen e sotme edhe në Elbasan.
Top Channel