Një modele e njohur franceze ka zbuluar konvertimin e saj në Islam, duke shënuar përqafimin e besimit të saj të ri si “ditën më të lumtur” të jetës së saj.

Marine El Himer, një modele franceze dhe yll i televizionit, njoftoi konvertimin e saj në Islam, duke postuar një sërë fotografish në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet e veshur me hixhab në qytetin e shenjtë islamik të Mekës.

“Nuk ka fjalë mjaftueshëm të forta për të shprehur intensitetin e lumturisë dhe emocioneve të përjetuara pikërisht në këtë moment. Një udhëtim shpirtëror që shpresoj se do të vazhdojë të më lartësojë dhe të më udhëheqë, Inshaallah”.

Ajo shtoi se vendimi i saj ishte një zgjedhje e shpirtit, zemrës dhe arsyes. Sipas mediave franceze, El Himer e mori vendimin e saj duke hulumtuar për babanë e saj biologjik dhe origjinën e tyre. Thuhet se ajo ishte konvertuar muaj më parë, por vetëm tani e bëri publike. Modelja e cila ka qenë e përfshirë në shfaqjen televizive “Les Princes et les Princess de l’Amour” gjithashtu së fundi mori shtetësinë marokene.

Konvertimi i El Himer e bën atë personazhin e dytë të famshëm dhe figurën e shquar perëndimore që ka shpallur së fundmi përqafimin e Islamit, me figurën e diskutueshme të mediave sociale dhe ish-kampionin e kikboksit, Andrew Tate, i cili gjithashtu është konvertuar muajin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA