“Interesti për këtë shoqatë globale është i lartë dhe vazhdon të rritet”, tha sot ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov duke theksuar se shtete si Algjeria, Argjentina e Irani duan të bashkohen në bllok.
Agjencia ruse Tass shkruante se vendet anëtare të BRICS do të nisin negocjatat për diskutimin e kritereve dhe parimeve për zgjerimin e mundshëm të saj, siç pohoi Lavrov në takimin me homologun indian Subrahmanyam Jaishankar.
“Para se të flasim sesi apo kur do të nisë zgjerimi i BRICS, duhet të negocjojmë kushtet dhe të diskutojmë aplikimet mes pesë vendeve anëtare”, tha Lavrov.
“Duke parë që kemi marrë aplikime zyrtare ne sigurisht presim që negocjatat e kritereve të mos zgjasin shumë, por duhet të kuptojmë si do të funksionojë organizata me anëtarësi të zgjeruar”.
Aleanca ekonomike BRICS, përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.
Ministri shtoi se samiti online i shtatorit BRICS, u pasua nga një samit i BRICS+, ku morën pjesë liderët e 13 shteteve.
“Kjo është një listë e njohur dhe përfshin vende nga rajone në zhvillim nga e gjithë bota, nga Azia, Afrika, Amerika Latine”, shtoi ministri.
Top Channel