Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pohoi se Aleksandër Vuçiç e ka refuzuar planin e shumëdiskutuar franko-gjerman, dhe tani po përdor pjesëtarët e strukturave ilegale në veri për të destabilizuar gjendjen atje.
“… Për shkak të refuzimit që ia kanë bërë Parisit dhe Berlinit, dhe për këtë po i përdorin ata serbët në veri që ende vazhdojnë t’i dëgjojnë, pra pjesëtarë të strukturave ilegale. Serbia është e interesuar për ta sabotuar dialogun dhe çfarëdo marrëveshje. Beogradi e ka refuzuar planin franko-gjerman dhe tani po bën drama për ta maskuar refuzimin“- u shpreh Kurti.
Autoritetet në Kosovë e akuzojnë Beogradin se është duke bërë presion mbi serbët e Kosovës për t’u larguar nga institucionet. Por, Vuçiç pretendon se Prishtina zyrtare ka aplikuar “opsionin më të keq të mundshëm” kur është fjala për targat.
Ende nuk ka mjaftueshëm informacione rreth planit franko-gjerman, ekzistenca e të cilit u konfirmua nga vetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, si një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Plani parashikon, sipas zv/kryeministrit, Besnik Bislimi, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në dy faza, “përmes të cilave një pjesë e çështjeve të ngritura mes palëve do të marrin zgjidhje tani, dhe pjesa tjetër që është mjaft më e vogël, do të lihej për më vonë.
Top Channel