“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai”. Kështu u shpreh sot kreu i SPAK, Arben Kraja në konferencën me temë “Krimi organizuar ndrëkombëtar, sistemi i luftës kundër mafias dhe bashkëpunimi gjyqësor”.
“Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit Teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal.
Nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 ton droge” -u shpreh Kraja.
Konferenca organizohet në kundër të 30 vjetorit të krijimit të Direzione Nacionale Antimafia ( DNA) dhe në funksion të bashkëpunimit në rritje ndërmjet Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me Direzione Nacionale Antimafia e Antiterrorismo (DNA).
Top Channel