Në dëshminë që ka dhënë aso kohe Gjinopulli ka deklaruar se i ka shlyer Belegut një borxh prej 76 mijë dollarësh të ndara në tetë topa si dhe një letër ku ishin shënimet përkatëse të likujdimeve.

Ai ka dëshmuar se Belegu mori paratë dhe u largua drejt Durrësit, duke i lënë takim pasdite tek noteri.

“Sipas Nashos kur është larguar nga magazina Eduarti ka takuar disa persona në rrugë. Më pas rreth orës 13:30 Eduarti i ka dërguar një sms Nashos ku i ka thënë që ato që më dhe janë 76 000 $ jo 80000 $ dhe i ka lënë takim Nashos tek noteri në orën 16:00. Ai pra Eduarti në atë orë nuk është paraqitur tek noteri”.

Zhdukja për një shumë kaq të madhe parash ishte një pistë mjaft me interes për policinë dhe prokurorinë. Ajo që binte fort në sy ishin edhe kontradiktat në dëshminë e Gjinopullit. Ai është ballafaquar në polici me bashkëshorten e Eduard Belegut. Në një tjetër dëshmi që ajo do të jepte më vonë para prokurorit, dalin në dritë disa momente interesante të ballafaqimit me Gjinopullin.

“Gjatë kohës që oficerët po pyesnin Nashon në lidhje me takimin e fundit të tij me Edin dhe paratë që Nasho i kishte dhënë Edit në atë takim, unë dëgjova që Nasho nuk ishte konseguent në fjalët e tij dhe ngatërrohej me shifrat të cilat ai ia kishte borxh Edit dhe do t’ia kthente”.

”Jo vetëm mungesa e koherencës në veprimtarinë që paraqiste i dyshuari për momentin, se duhet jemi korrekt me termat, ai ka qenë i dyshuar për momentin ,asgjë më tepër, një nga pistat që do verifikohej…jo vetëm kjo mungesë koherence si e shpjegonte kontaktin me të zhdukurin, por dhe mënyra e kryerjes vetë takimit, mënyra e komunikimit përmes mesazheve telefonike na krijoi përshtypje që këtu diçka nuk shkonte dhe duhej të kishte thellim të mëtejshëm të hetimit” u shpreh Eugen Beci, ish prokuror i dosjes ”Belegu”.

Sipas dëshmisë, Nasho kishte deklaruar se do ti kthente Belegut 20 deri në 30 mijë dollarë nga borxhi që i kishte, dhe jo 80 mijë sa deklaroi më pas. Ilirjana deklaroi se edhe vetë Eduardi i kishte thënë ditën që u zhduk se do shkonte tek Nasho të merrte 20 mijë nga borxhi, pa saktësuar euro apo dollar.

Kur dëgjova nga Nasho në polici që i kishte dhënë Edit tetë topa me dollarë që bënin shumën 80 mijë dollarë unë u habita sepse Nasho kishte premtuar ti kthente 20 ose 30 mijë dhe papritur një ditë më pas në mëngjes i kthen 80 mijë dollarë.

Madje për këtë gjë Nashon e pyeti dhe një punonjës policie dhe Nashoja tha se unë i kisha gjëndje dhe meqënëse kisha për t’ia dhënë ja dhashë shumën më tepër se ç’kisha premtuar një ditë më parë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA