Vendimi i Grida Dumës për të lënë mandatin e deputetes këtë të hënë është pritur me emocione në radhët e demokratëve.

Vetë Duma shfaqi jo pak emocione në deklaratën e saj për mediet, kur tha se po largohet nga Partia Demokratike. Ndërsa kolegët e saj, veçanërisht Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Akça, nuk mbajtën dot lotët teksa e dëgjonin në sallë.

Demokratja la mandatin pas pesë vitesh si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike.

“Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa i parashikojnë, siç e di që ka edhe nga ata që presin skutave për shansin e humbur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës. Por pengu im i ditës së fundit, goditja që më më bënin mua, godisnin tim bir, nuk do t’ja fal kurrë politikës së llumit. Uroj që këto goditje për të të kenë qenë mësim  për jetën që ai të njoh fytyrat e shtirura”, tha Grida Duma.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA