Fotogaleri: Amerikanët duke hedhur votën sot në shkolla, lavanteri, librari e muzeume (fotot)

08/11/2022 21:42

Inflacioni, aborti dhe ‘demokracia’ e demokratëve rëndojnë në mendjet e votuesve në zgjedhjet e rëndësishme të mes-mandatit në SHBA.

Amerikanët po votonin sot në zgjedhjet e rëndësishme që do të vendosin në institucionet e Uashingtonit do të kryesohen nga republikanët apo Demokratët e Biden.

Përballja zgjedhore është e para pas 6 janarit 2021, kur votues të zhgënjyer sulmuan Kongresin e SHBA, e gjithashtu e para pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA për të hequr mbrojtjen kushtetuese për “të drejtën e abortit”.

Sot vendoset për 435 karriget e Kongresit të SHBA dhe për një të tretën e Senatit, së bashku me postet e guvernatorëve dhe ato të qeverive lokale.

Emocionet dukeshin qartë teksa njerëzit qëndronin sot jashtë librarive, palestrave, lavanterive publike e madje dhe stacioneve të zjarrfikësve për të hedhur votën e tyre. Nga Lewiston, Maine, në Pacoima, Kaliforni, të rritur me fëmijë në krahë ose me uniforma prisnin për të dhënë një opinion, duke shpresuar të bënin ndryshimin, shkruan në reportazhin e saj fotografik Al Jazeera.

FOTO GALERI
6/10
Votues hebrenj në qendrën e Brooklyn, New York

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA