Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një klient ‘në epsh’ në një diskotekë në Australi ka rrahur rëndë një pastrues që i kërkoi të dilnin nga tualeti i personave me paaftësi, ku çifti ishte futur.
Në pamjet e rënda shihet ish-ushtaraku Billy Dean Fallon, 28 vjeç që godiste vazhdimisht pastruesit pasi doli nga tualeti i femrave ‘me paaftësi’ në diskotekën Nightjar në Queensland, në janar të këtij viti.
Dje në gjyq Fallon pranoi sulmin dhe lëndimet trupore duke u dënuar me 1 vit burg, por iu dha liri me kusht. Ai u urdhërua t’i paguajë viktimës $1,500 dëmshpërblim, sipas rrjetit vendas Gold Coast Bulletin.
Në pamjet e rënda të kamerave të sigurisë që u shfaqën në gjyq shihet Fallon që sulmon rëndë pastruesit duke e goditur edhe pasi bie në tokë.
Ndërsa një vajzë bionde me fustan jeshil shihet që del nga tualeti ku ishte sulmuesi.
Avokati i sulmuesit tha se ai ishte duke hyrë në intimitet me partneren e tij kur dikush nisi të trokiste fort në derë, prandaj veproi impulsivisht duke menduar se po mbronte veten dhe partneren”.
Viktima u dërgua në spital me hundë të thyer dhe lëndime të shumta.
Top Channel