Është aksidentuar në gjendje të rëndë punëtori i një guroreje në Kolonjë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në guroren e fshatit Vodicë dhe i dëmtuari Roland Dokollari rreth 40 vjeç, ka marrë plagë të rënda dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Të plagosurin mësohet se e ka zënë poshtë transportieri gjatë punës.

“Rreth orës 10:20, në fshatin Vodicë, Kolonjë, gjatë punës në gurore, është dëmtuar nga një mjet transportier, punëtori L. D., 43 vjeç, banues në Ersekë, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA