Tentoi të përdhunonte një 20-vjeçare dhe e dhunoi/ Arrestohet shqiptari në Greqi, sapo kishte dalë nga burgu (Emri)

07/11/2022 10:12

Policia ka ndaluar një shtetas shqiptar nën akuzën e tentativës për përdhunim dhe plagosje me dashje.

Kledi Sulollari i datëlindjes 1994 me origjinë nga Pogradeci, u ndalua nga një patrullë e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Atikës, në zonën Nikia të kryeqytetit të vendit Athinë.

Sipas policisë helene, 40-vjeçari tentoi të përdhunonte një 20 vjeçare,e cila mundi të shkëputet nga duart e agresorit dhe të kërkojë ndihmë.

Ajo u dhunua rëndë prej tij dhe u dërgua në spital. Banorët e zonës njoftuan policinë dhe pas përshkrimit të agresorit, u bë i mundur arrestimi i tij 1 km larg vend ngjarjes.

Ai u identifikua pa asnjë dyshim nga viktima dhe u arrestua.

Burime policore thanë se autori pa pak kohë që është liruar nga burgu ku mbahej për një akuzë të ngjashme.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA