Të shtënat me armë në Kamëz, autori ende në arrati! Qëlloi në drejtim të disa automjeteve
07/11/2022 08:11
Personi i cili qëlloi mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në Kamëz është ende në arrati pasi policia nuk ka mundur ende ta identifikojë.
Policia thotë se ai ishte ulur pas në një motomjet dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjeteve të parkuara, për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Top Channel