Prokurori i Prokurorisë së Durrësit Ilir Turja, u shkarkua sot nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupa e KPK-së e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian arriti në përfundimin se prokurori Turja kishte probleme me kriterin e pasurisë.
Prokurori Turja u përball të enjten më 3 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndëtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe dyshimet për fshehje të kësaj pasurie në emër të familjarëve.
Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Top Channel