Kompania Facebook raportohet se do të pushojë nga puna punëtorët këtë javë pas rënies së të ardhurave nga reklamat.
Meta, kompania e njohur më parë si Facebook dhe kompania mëmë e WhatsApp dhe Instagram, pritet të bëhet kompania më e fundit e teknologjisë që do të pakësojë fuqinë punëtore.
Pas Twiter, kompania raportohet se po përgatitet për shkurtime në shkallë të gjerë të fuqisë punëtore në të gjithë botën. Shefi ekzekutiv i Facebook , Mark Zuckerberg diskutoi mundësinë e pushimeve nga puna.
Muajin e kaluar të ardhurat e tremujorit të tretë në Meta ranë nën 23.83 miliardë paund dhe një rënie të çmimit të aksionit prej 61.6% që nga fillimi i vitit.
Rezultatet e tremujorit të tretë treguan gjithashtu se të ardhurat nga reklamat e Metës parashikoheshin të uleshin në masën 10 miliardë dollarë.
Meta ka nisur tashmë ristrukturimin e ekipit të moderatorit të përmbajtjes në selinë evropiane. Stafit të kontraktuar që punon në kontrollin e cilësisë dhe zbatimin në Dublin thuhet se iu tha se rolet e tyre nuk kërkoheshin më nga tetori pasi kompania avanconte planet për të zhvendosur rolet në rajone të ndryshme.
Nuk janë vetëm punonjësit e Twitter -it që janë përjashtuar pasi vendet e punës po kërcënohen në të gjithë sektorin e teknologjisë.
Top Channel