Pas Twitter, Meta pritet të pushojë nga puna 11,000 puntorë

07/11/2022 16:04

Meta, kompania e njohur më parë si Facebook dhe kompania mëmë e WhatsApp dhe Instagram, pritet të bëhet kompania më e fundit e teknologjisë që do të shkarkojë 13% të fuqisë punëtore.

Pushimet e para masive në historinë e firmës do të rezultojnë në humbjen e punës së 11,000 punonjësve, nga një numër prej 87,000 punonjësish në mbarë botën.

“Ndryshimet më të vështira që kemi bërë në historinë e Metës. Unë e di se kjo është e vështirë për të gjithë, dhe më vjen keq veçanërisht për ata që janë prekur”, tha shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg.
Ai shtoi gjithashtu se rënia makroekonomike dhe rritja e konkurrencës bënë që të ardhurat të ishin shumë më të ulëta se sa pritej.
“Kam gabuar dhe marr përgjegjësinë për këtë”, tha Zuckenberg.

Muajin e kaluar të  ardhurat e tremujorit të tretë në Meta ranë nën 23.83 miliardë paund dhe një rënie të çmimit të aksionit prej 61.6% që nga fillimi i vitit.

Rezultatet e tremujorit të tretë treguan gjithashtu se të ardhurat nga reklamat e Metës parashikoheshin të uleshin në masën 10 miliardë dollarë.

Meta ka nisur tashmë ristrukturimin e ekipit të moderatorit të përmbajtjes në selinë evropiane. Stafit të kontraktuar që punon në kontrollin e cilësisë dhe zbatimin në Dublin thuhet se iu tha se rolet e tyre nuk kërkoheshin më nga tetori pasi kompania avanconte planet për të zhvendosur rolet në rajone të ndryshme.

Nuk janë vetëm punonjësit e Twitter -it që janë përjashtuar pasi vendet e punës po kërcënohen  në të gjithë sektorin e teknologjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA