Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” nuk është mjaftuar me publikimin e listës së punonjësve që i përkasin Shërbimit Informativ Shtetëror. Ata kanë publikuar video që nxjerrin zbuluar aktivitetin e punonjësve të SHISH!
Në një prej videove, e xhiruar në 26 mars të vitit të kaluar, duket ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, gjatë një operacioni për zbulimin e një spiuni që punonte në ambasadën kineze.
Lista e publikuar më herët, përmban emra, pozicione dhe pjesërisht nunrat e telefonave. SHISH është një institucion sekret ku punonjësit nuk duhet të ekspozohen për publikun, por emrat që janë publikuar janë punonjës të administratës, nuk janë informatorë.
Nuk kemi të bëjmë me dekonspirim, por punonjës të administratës dhe që janë të punësuar. Por edhe publikimi i tyre është sensitiv dhe dëshmi që sulmi kibernetik nuk ka kursyer as sistemin e informativ të shtetit, një institucion që duhet ruajtur dhe që janë investuar miliona para për të ruajtur të dhëna sensitive.
Më 10 shtator Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-albania.
Ata arritën të hakerojnë dhe publikojnë të dhëna sensitivet ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, siç ishin komunikime sekrete me partnerët ndërkombëtarë për çështje delikate, duke rrezikuar sigurinë kombëtare.
Top Channel