Nëntëmbëdhjetë të vdekur pas përplasjes së avionit të pasagjerëve në liqenin Victoria (fotot)

07/11/2022 16:37

Një avion pasagjerësh është përplasur tragjikisht në liqenin Victoria rreth 100 metra larg pistës së uljes së aeroportit, duke vrarë 19 njerëz nga 43 pasagjerë që kishte në bord.

Autoritetet thanë se kishin shpëtuar 26 njerëz në bordin e avionit të cilët u dërguan në spital pas përplasjes së rëndë në Tanzani.

Në imazhet nga vendngjarja shihet avioni thuajse i zhytur në ujë teksa të mbijetuarit duhej të shpëtoheshin me barka.

Kryeministri Kassim Majaliwa dha sot numrin e madh të viktimave që fillimisht ishte deklaruar se ishin vetëm tre.

Avioni i linjave ‘Precision Air’ po fluturonte nga qyteti bregdetar Dar es Salaam, në rajonin veriperëndimor Bukoba, drejt kryeqytetit Kagera.

Kreu i policisë së Kagera, William Mwampaghale tha: “Arritëm të shpëtojmë një numër të madh njerëzish. Avioni besohet se kishte pasur probleme teknike disa minuta para përfundimit të fluturimit, prej motit të keq.

Peshkatarë vendas ishin të parët që erdhën për të ndihmuar njerëzit të dilnin nga avioni.

Mwampaghale tha se operacionet e shpëtimit vijonin deri sot në mesditë.

Dy pilotët e avionit pësuan plagë serioze dhe mund të kenë humbur jetën, thanë autoritetet pa dhënë detaje të shkakut të aksidentit.

Ata që prisnin në aeroport dëshmuan skenat, siç tregon Abdul Nuri për rrjetin BBC: “Ishim të shokuar disa njerëz u përfshinë nga paniku dhe nisën të qanin e të ulërisnin”.

Kryeminsitri Kassim Majaliwa tha: “Jemi ende duke identifikuar trupat dhe lutemi të ruajmë qetësinë deri në përfundim të operacioneve”.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA