Miliarderët emetojnë një milion herë më shumë gazra serë sesa një person i shtresës së mesme, zbulon studimi

07/11/2022 12:14

Një miliarder lëshon një milion herë më shumë gazra serë se një person i shtresës mesatare, ka zbuluar një studim.

Raporti i publikuar nga organizata bamirëse e themeluar nga Britania, Oxfam të hënën, bazoi gjetjet e saj në analizën e detajuar të investimeve të 125 miliarderëve më të pasur në botë. Studimi zbuloi se, ndryshe nga njerëzit e shtresës mesatare, investimet e individëve më të pasur përbëjnë deri në 70% të emetimeve të tyre.

Sipas raportit, investimet e këtyre miliarderëve prodhojnë një mesatare vjetore prej 3 milionë tonë metrikë dioksid karboni (CO2) për person, që është një milion herë më e lartë se mesatarja prej 2.76 tonë CO2.

Nafkote Dabi, drejtuese e ndryshimeve klimatike në Oxfam, tha se emetimet nga mënyra e jetesës së miliarderëve, avionët e tyre privatë dhe jahtet janë tashmë mijëra herë më të larta se ato të një personi së shtresës së mesme. Por duke parë emetimet nga investimet e tyre, emetimet e tyre të karbonit janë më shumë se një milion herë më të larta.

“Këta pak miliarderë së bashku kanë ’emetime investimi’ që janë të barabarta me gjurmët e karbonit të vendeve të tëra si Franca, Egjipti apo Argjentina.

“Përgjegjësia kryesore dhe në rritje e njerëzve të pasur për emetimet e përgjithshme rrallë diskutohet ose merret parasysh në hartimin e politikave klimatike. Këta investitorë miliarderë në krye të piramidës së korporatës kanë përgjegjësi të madhe për të nxitur prishjen e klimës. Ata i kanë shpëtuar përgjegjësisë për një kohë të gjatë,” tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA