Protestën e së dielës në veri, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e konsideron me bindje një orkestrim të Beogradit. Veprime të tilla, tha ish diplomati i lartë, tregojnë qartë fytyrën e vërtetë të regjimit të Aleksandar Vuçicit.

Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kjo do të thotë se regjimi i Vuçicit tregoi  fytyrën e vërtetë: ai nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim.”– u shpreh Robert Bosch.

Të shtunën, përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqjen nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, policia si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, në shenjë proteste për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuric, i cili refuzoi të zbatonte vendimin e qeverisë kosovare të qortimit të shoferëve që vazhdojnë të lëvizin me targa të lëshuara nga Serbia.

Një ditë më vonë, në veri u mbajtën protesta të organizuara nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik serb në Kosovë.  Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potok dhe Zveçanit, katër komuna këto në veriun e Kosovës dhanë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me këshilltarët komunal nga radhët e Listës Serbe, dhe pjesëtarë serbe të policisë së Kosovës në veriun e vendit dorëzuan në mënyrë të organizuar letrat e dorëheqjes nga policia e Kosovës e cila tha se “kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara”.

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të zgjedhin rrugën e bisedimeve dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe përplasje. Një zëdhënës i ambasadës amerikanë në Prishtinë tha se SHBA pajtohet me BE se zhvillimet e fundit rreth marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shqetësuese dhe vënë në rrezik paparimin e rëndësishëm të arritur në bisedimet e lehtësuara nga Brukseli.

Top Channel