Kisha ortodokse e Ukrainës ndryshon ditën e Krishtlindjeve për t’u distancuar nga kisha ruse (fotot)

07/11/2022 17:14

Lëvizja ndryshon ditën tradicionale të Krishtlindjeve ortodokse të 7 Janarit, për t’u distancuar nga Kisha Ortodokse Ruse pro-Putin.

Prej shekujsh ukrainasit kishin festuar Krishtlindjet më 7 janar, ditën e lindjes së Jezusit sipas kalendarit kristian  Julian.

Por pas pushtimit rus në shkurt, Kisha e Ukrainës thotë se po lejon besimtarët të festojnë Ditën e Krishtlindjes më 25 dhjetor, në një lëvizje që konsiderohet si distancim nga Rusia dhe anim drejt Perëndimit.

Çështja e kohës për celebrimin e Krishtlindjen ka qenë debatuar edhe më herët në Ukrainë.

Tradicionalisht kisha festonte Krishtlindjen më 7 janar, në të njëjtën kohë me partiarkatën e Moskës, e cila nën drejtimin e partiarkut Kirill ka dhënë mbështetje për fushatën luftarake në Ukrainë.

Në vitin 2017, 25 dhjetori është bërë ditë pushimi në Ukrainë dhe kisha ortodokse e vendit ka thënë se lejon lutjet në këtë ditë.

Ndërsa në një takim të Sinodës së saj në tetor, Metropolitanati i Kievit njoftoi se shërbesa të plota fetare mund të mbahen më 25 dhjetor në të gjitha kishat e vendit.

Në një intervistë  me rrjetin britanik The Guardian, zëdhënësi kryepeshkop Yevstratiy Zoria, tha se do të mblidhen të dhëna sesa besimtarë do të festojnë në datën e re e cila këtë vit bie të dielën.

“Ne nuk detyrojmë askënd, e kuptojmë se kjo nuk zgjidh gjë por do ta promovojmë këtë proces ngadalë”.

Lëvizja duket se është pjesë e procesit të largimit të të gjitha simboleve të lidhura me Rusinë që kanë nisur prej vitit 2014 kur në Ukrainë u instalua qeveria pro-perëndimore dhe Putin aneksoi Krimenë, shkruan The Guardian.

Politikanët në Kremlin kanë nisur ta përshkruajnë luftën e tyre në Ukraine si një përplasje apokaliptike mes të mirës e të keqes.

Ish-kryeministri Dmitry Medvedev, drejtues i Këshillit të Sigurisë Kombëtare përdori sërish në fundjavë aluzione biblike duke kërcënuar Perëndimin  me një “Armageddon”.

retorikën e tij të fundit ai tha se “qëllimi i shenjtë” i Rusisë në Ukraine është të ndalojë “djallin” , “sunduesin suprem të ferrit”, ndërsa quante ukrainasit “një tufë e madhe qensh që lehin nga kolibja e Perëndimit”.

FOTO GALERI
1/5
Prej shekujsh ukrainasit kishin festuar Krishtlindjet më 7 janar, ditën e lindjes së Jezusit sipas kalendarit kristian Julian.

Top Channel