Gjaku i prodhuar në laborator, testohet për herë të parë te njerëzit!

07/11/2022 14:29

Gjak i krijuar në laborator është testuar tek njerëzit në provën e parë klinike të këtij lloji në botë, thonë studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sasi të vogla, të barabarta me disa lugë çaji po testohen për të parë se si funksionon ai brenda trupit. Pjesa më e madhe e transfuzioneve të gjakut do të mbështeten gjithmonë tek njerëzit që ofrohen për të dhuruar.

Megjithatë, qëllimi kryesor  është të prodhohen grupe gjaku vitale, por tepër të rralla, të cilat janë të vështira për t’u gjetur dhe konsiderohen të nevojshme për personat e varur nga transfuzionet e rregullta.

Nëse gjaku nuk përputhet sic duhet, atëherë trupi fillon ta refuzojë dhe trajtimi dështon. Ky nivel i përputhjes së indeve shkon përtej grupeve të njohura të gjakut A, B, AB dhe O. Prof Ashley Toye, nga Universiteti i Bristolit, tha se disa grupe ishin “me të vërtet shumë të rralla” dhe ” vetëm 10 njerëz në Angli mund te jene në gjendje t’i dhurojnë ato.

Për momentin, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuara gjenden të magazinuara vetëm tre njësi të grupit të gjakut “Bombay” – të identifikuar për herë të parë në Indi. Gjaku i laboratorit do të testohet në të paktën 10 vullnetare të shëndetshëm, e dy të parët e kanë marrë tashmë. Atyre do tu jepen dy doza prej 5-10 ml me një distancë kohe prej të paktën katër muajsh – një është me gjak normal dhe tjetra me gjak të krijuar në laborator.

Ky i fundit është shënjuar me  një substancë radioaktive, e përdorur shpesh në procedurat mjekësore, në qëllimin që shkencëtarët të mund ta shohin sa zgjat në trup.Shpresohet se gjaku i rritur në laborator të jetë më u fuqishëm se ai normal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA