Dritan Zeneli është një nga banorët e Berxullit, tokat e të cilit preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.

Ai është një ish-emigrant, i cili u kthye në fshatin e tij për t’u marrë me bujqësi e blegtori, mori toka me qira dhe thotë se investoi afro 100 mijë euro, por sot gjendet në udhëkryq.

Dritani thotë se nuk është kundër projektit apo zhvillimit, por kërkon  të kompensohen me çmimin e tregut, pasi një metër tokë i është vlerësuar aq sa kushton sot një litër vaj.

“Hajde më kompenso, më thuaj ku do të me çosh. Por jo me 4 mijë lekë metër, se aq sot bën një litër vaj për gatim”.

Janë 70 familje që preken nga ky projekt, të cilët askush nuk i ka shpjeguar në lidhje me këtë projekt përveç telefonatave kërcënuese që kanë marrë për të hedhur firmat. Por ata thonë se nuk do të lejojnë ndërtimin e rrugës pa u kompensuar me çmimin e tregut.

Ne do ta mbrojmë tokën. Do të shkojme të digjemi para kryeministrisë”, thotë banori. 

Banorët e Berxullit po protestojnë prej disa ditësh. Një ditë më parë, tentuan të bllokojnë rrugën që të çon në aeroport, ndërkohë që paralajmërojnë protesta edhe para kryeministrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA