Sulmet kibernetike nxorën në pah sistemin e dobët mbrojtës të Shqipërisë përballë agresionit iranian.

Me qëllim fortifikimin e sigurisë kibernetike vendi ynë do të marrë mbështetje financiare dhe teknike nga Ushingtoni.

Mesazhi dhe premtimi i Presidentit amerikan Joe Biden, që erdhi në Tiranë përmes një letre zyrtare iu përcoll kreut te shtetit Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama nga e dërguara e Shtëpisë së Bardhë, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, e cila do të jetë pjesë e ekipit që do synojnë rritjen e mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike.

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të angazhuar për të dhënë mbështetje të konsiderueshme për të përforcuar mbrojtjen kibernetike duke përfshirë asistencë financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike. Ne kemi dërguar ambasadorin Nate Fick dhe një përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë në Tiranë për  të bashkëpunuar në një plan afatgjatë me koordinatorin tuaj të ri për sigurinë kibernetike”, Biden.

Duke përmendur qëndrimin krah për krah kundër agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeteve te Bashkuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë  që Shqipëria të marrë një rol lidership më të fortë në rajon, ndërsa i ofrohet mbështetje amerikane edhe për rrugëtimin e saj Europian.

Në vitet e ardhshme, unë synoj që të thellojmë bashkëpunimin tonë strategjik edhe më shumë. SHBA do të vijojë të mbështes përpjekjet e Shqipërisë për të pasur një lidership rajonal më të madh duke promovuar stabilitetin dhe sigurinë energjetike në Ballkanin Perëndimor. Dhe ne do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejtë anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Biden.

Në letrën e Presidenti Biden vlerësohet edhe  ndihma e Shqipërisë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe afganë.

Letra e Presidentit Joe Biden

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA