Anglia ankohet se refugjatët shqitparë i kushtojnë shumë shtetit, madje edhe si të burgosur për trafiqe (fotot)

07/11/2022 21:39

Mediat britanike vijonin sot të ankoheshin sesi refugjatët shqiptarë po i kushtojnë shumë vendit jo vetëm kur vijnë si refugjatë por dhe si të burgosur, teksa shumica e atyre që vijnë për t’iu kushtuar jetës së krimit dhe pasurimit të shpejtë, përfundojnë në duart e autoriteteve.

E përditshmja The Sun shkruante se 1,336 shqiptarë janë të duke kryer dënimet e tyre në Angli e Uells, sipas një raporti qeveritar.

Sipas shifrave të ministrisë së drejtësisë, kostot për një të burgosur janë rreth 42,670 paundë në vit, teksa vetëm këtë vit rreth 12,000 shqiptarë kanë ardhur në vend ilegalisht me barka të vogla nga Franca.

Ndërkohë ato që bien në sy janë anëtarë të bandave shqiptare të drogave që shfaqin rregullisht fitimet e tyre në rrjetet sociale, si dhe imazhe të armëve, automjeteve luksoze se të tufave me para.

Një prej tyre e njohur si Hellbanianz, me bazë në Barking, Londra lindore, besohet se trafikojnë miliona paundë droga në Britani çdo vit.

Më herët grupi njihej për shfaqjen e armëve dhe pasurisë së tyre në rrjetet sociale, duke akumuluar rreth 10,000 ndjekës në faqet e internetit.

Tashmë anëtarët e saj janë burgosur për një total prej 42 vitesh në vitin 2016 pas një operacioni ku u sekuestruan 6 milionë paundë në vlerë drogash e armatimesh.

Në imazhet e shpërndara prej tyre përfshihen tufa kartëmonedhash £50 dhe anëtarë të burgosur të bandës që mburren për sulmet e dhunshme.

Në videot e tyre ata flasin në formë lirikash ‘rap’: “[Hellbanianz] janë gati për dhunë, ai e kërkon këtë si provë, në flasim për fakte, ose ndryshe qëllojmë”.

‘The Sun’ përmend një prej anëtarëve më famëkeq të Hellbanainz siç është i burgosuri  Tristan Aslani i dënuar me 25 vjet për shkelje drogash dhe armësh në Londër.

Ai u arrestua pasi përplasi makinën teksa ndiqej nga policia, ku kishte një valixhe me kokainë.

Gjatë kontrolleve për arrestimin e tij policia sekuestroi droga në vlerë 6 milionë paundë si dhe një automatik Skorpion.

Një zëdhënës i agjencisë kombëtare britanike të krimit tha se grupet shqiptare po zgjerohen me rekrutimin e të rinjve që vijnë në rrugë ilegale në vend.

“Grupet shqiptare kanë krijuar një profil dhe influencë të lartë brenda krimit të organizuar në Britani vecanërisht në tregun e kokainës.”

Rrjeti Instagram thotë se ka mbyllur dhjetra faqe të grupit Hellbanianz.

“Ne nuk do të tolerojmë sjellët ilegale, kërcënimet apo lëndimet fizike të reflektuara në rrjetet sociale”, tha nje zëdhënës i Instragram.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA